
Zelensky: Nuk do të shkoj në Moskë, Putini nëse do, të vijë në Kiev
Presidenti ukrainas Vladimir Putin e ka refuzuar në mënyrë të qartë ftesën e Vladimir Putinit për në Moskë për një takim ballë për ballë për herë të parë, duke deklaruar se nëse do të kishte ndonjë gjë, udhëheqësi i Kremlinit mund të “vinte në Kiev”.
Presidenti ukrainas e deklaroi këtë gjatë një interviste me transmetuesin amerikan ABC News.
”Putin mund të vijë në Kiev”, tha Zelensky. Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën sulm me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Putin e kupton këtë”, i tha Zelensky intervistueses së ABC, Martha Raddatz. /atsh/


