Everton trondit United-in në “Old Trafford”, edhe pse me 10 lojtarë

Everton trondit United-in në “Old Trafford”, edhe pse me 10 lojtarë

Everton ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premier League, duke mposhtur Manchester United-in 1-0 në “Old Trafford” dhe duke i ndërprerë “Djajve të Kuq” serinë prej katër fitoreve rresht në shtëpi.

Skuadra e David Moyes mbeti me 10 lojtarë herët në ndeshje, pasi Idrissa Gueye u ndëshkua me të kuqe në një incident të pazakontë me shokun e ekipit, Michael Keane. Megjithatë, United nuk arriti të shfrytëzonte epërsinë numerike.

Kiernan Dewsbury-Hall realizoi golin e vetëm të takimit pas një aksioni individual, duke goditur saktë në këndin e largët rreth gjysmë ore lojë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Ruben Amorimit dominoi posedimin, por nuk gjeti dot rrugën e golit. Jordan Pickford ishte vendimtar me disa pritje ndaj Fernandesit e Zirkzees.

Kjo është vetëm fitorja e dytë e Evertonit në 33 vizita në “Old Trafford” dhe fitorja e parë e ekipit në një ndeshje të Premier Leagues të zhvilluar të hënën që nga viti 2021. /Rekordi.net

Share This