
Euroliga: Fenerbahce mund Barcelonën në një sfidë drithëruese
Fenerbahçe ka fituar ndaj Barcelonës një ndeshje dramatike në fund me rezultatin 72-71, e vlefshme për javën e 18-të të Euroligës. Takimi nisi me Barcelonën në avantazh në periodën e parë por shumë shpejt Fenerbahçe do ta përmbyste edhe pse me pak pikë diferencë falë Horton Tucker.
Në periodën e dytë për Fenerbahçen shpërthen Biberovic, i cili me 5 kosha radhazi arrin ta çojë në 10 pikë avantazhin, 35-25. Menjëherë Barcelona reagon dhe me një parcial 8-0 e ul në dy pikë diferencën aq sa dhe mbaron pjesa e parë.
Në periodën e tretë ka ekuilibër mes dy skuadrave ku barazohet disa herë, por tek Barcelona vihet re lodhja prej ndeshjes së fundit por edhe mungesa e dy lojtarëve të formacionit, Shengelia dhe Clyburn.
Me nisjen e periodës së katërt, Brizuela nis të marr përsipër për katalanasit dhe arrin ta çojë dy herë në 5 pikë avantahin. Ndërsa në krahun tjetër, Fenerbahçe shënon në grup. Brizuela me 19 pikët e tij e çon në një avantazh komod Barcelonën, por me dy trepikësha në fund nga Biberovic dhe Hall, Fenerbahçe del në avantazh me 1 pikë.
Më tej, Vesely shënon 2 gjuajtje të lira dhe 69-71 për Barcelonën. Në fund Cale shkakton një faull që i jep 3 gjuajtje të lira Balduin, i cili i shënon të treja dhe Fenerbahçe arrin në 72-71 të kryesojë në 10 sekondat e fundit. Punter merr përsipër depërtimin e fundit, por bllokohet dhe fitorja i takon Fenerbahçes.


