Elita e futbollit vjen sot me dy superduele

Elita e futbollit vjen sot me dy superduele

Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të.

Dita e sotëm nis në elitën e futbollit kosovar nis në Suharekë, ku Ballkani pret Drenica, sfidë që nis në orën 13:00. Suharekasit vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe synon rikthimin te fitorja për të mbetur në garë për kreun e tabelës. Në anën tjetër, Drenica po kalon një periudhë të vështirë, me dy disfata në dy ndeshjet e fundit, çka e ka lënë në pozitën e fundit në renditje. Për skuadrën nga Skenderaj, çdo pikë është jetike në luftën për mbijetesë.

Ndërkohë, derbi i kësaj fundjavë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku përballen rivalët e vjetër, Prishtina dhe Drita, me fillim nga ora 20:00. Prishtina kërkon reagim pas humbjes së fundit, ndërsa Drita udhëton drejt kryeqytetit me synimin për ta regjistruar fitoren e pestë radhazi dhe për të vazhduar serinë pozitive në kampionat.

Share This