Edita Tahiri: Kosovës i duhet qeveri kompromisi, jo zgjedhje të reja

Edita Tahiri: Kosovës i duhet qeveri kompromisi, jo zgjedhje të reja

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Edita Tahiri, ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri kompromisi dhe jo zgjedhje të reja parlamentare.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka theksuar se vetëm përmes kompromisit mund të nisë pajtimi dhe bashkëpunimi mes partive politike, ndërsa zgjedhjet, sipas saj, do të thellonin ndarjet ekzistuese.

“Pse mendoj se na duhet një qeveri kompromisi dhe jo zgjedhje – sepse duke bërë kompromis nis një lloj pajtimi e bashkëpunimi mes partive politike, ndërsa nëse shkojmë në zgjedhje do të vazhdojnë ndarjet dhe mospajtimet, dhe Kosova do ta vuajë edhe një dëm si këtë vit”, ka shkruar Tahiri.

Sipas saj, vendi ka nevojë për stabilitet politik pas një periudhe të tensionuar dhe përçarëse.

Share This