
Besnik Tahiri: Sa më e fortë të jetë komuna, aq më i fortë është shteti
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në të cilën ka folur për proceset integruese dhe rolin që ka pushteti vendor në këtë drejtim.
Ai ka theksuar se në sisteme politike si ai i Kosovës, ku komuna është institucioni më relevant për ofrimin e shërbimeve publike, forcimi i kapaciteteve të saj është thelbësor për të ofruar menaxhim efikas të financave publike dhe për të prodhuar rezultate pozitive në kuadër të kritereve të BE-së, siç janë qeverisja e mirë, shërbime cilësore dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe pakicave.
“Sa më e fortë të jetë komuna, aq më i fortë është shteti”, ka thënë Tahiri.

