E zbulon Lopez: Reali më kërkoi, por ëndrra ime ishte gjithmonë Barcelona

E zbulon Lopez: Reali më kërkoi, por ëndrra ime ishte gjithmonë Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka treguar se Real Madridi ishte përpjekur ta transferonte atë në moshë të re, por ai kishte vetëm një dëshirë — të luante për Barcelonën.

Lopez, 22-vjeçar, që është rritur në akademinë La Masia, tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë dhe po jeton ëndrrën e tij në “Camp Nou”.

“Është e vërtetë që kishte interesim nga Real Madridi,” ka thënë Fermin për 3CAT.

“Por babai im nuk më tregoi shumë. Edhe sikur të më kishte pyetur, unë do të zgjidhja sërish Barcelonën, sepse ishte ëndrra ime e madhe.”

Mesfushori spanjoll shtoi se tani ndjehet i plotësuar dhe i motivuar për të qëndruar gjatë me katalunasit.

“Jam shumë i lumtur që e kam bërë realitet këtë ëndërr dhe shpresoj të jem këtu për shumë vite”, theksoi ai.

Lopez është një nga produktet më premtuese të akademisë së Barcelonës dhe një simbol i përkushtimit ndaj klubit që e formoi.

Share This