
E kryer, Kumbulla nesër i bashkohet Mallorca-s se Vedat Muriqit
Marash Kumbulla mbërrin ditën e nesërme në Mallorca.
Shqiptari pasi të përfundojë vizitat mjekësore do të firmosë kontratën me klubin ishullor.
Mallorca ka rënë dakord me Romën për ta huazuar për një vit mbrojtësin ndërsa në kontratë është shtuar edhe një klauzolë, e cila i jep të drejtë klubit spanjoll që ta blejë lojtarin vitin tjetër për 8 milionë euro.


