Drita me përmbysje fiton derbin ndaj Gjilanit

Drita me përmbysje fiton derbin ndaj Gjilanit

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, ka arritur të triumfojë me përmbysje në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit, duke regjistruar një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 44-të, kur Agnaspahic shënoi nga penalltia për 1-0.

Në pjesën e dytë, kampionët reaguan fuqishëm. Liridon Balaj barazoi rezultatin në minutën e 54-të, ndërsa Albert Dabiqaj përmbysi gjithçka në minutën e 76-të, duke i dhënë Dritës fitoren me rezultat 2-1.

Pas këtij suksesi, Drita ngjitet në vendin e katërt të renditjes me 11 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në fund të tabelës me vetëm 7 pikë pas tetë xhirove.

Share This