
Domenico Tedesco trajneri i ri i Fenerbahçes
Fenerbahçe ka prezantuar trajnerin e ri në stolin e ekipit, pas largimit të José Mourinhos më 29 gusht.
Sipas “TRT”, klubi nga Stambolli ka vendosur t’i besojë bankinën Domenico Tedescos.
40-vjeçari me origjinë italiane dhe shtetësi gjermane, ka një karrierë të pasur si trajner. Ai ka debutuar në Bundesligë në moshën 32-vjeçare me Schalke 04, ndërsa së fundi ka drejtuar kombëtaren e Belgjikës, detyrë që e mbajti nga viti 2023 deri në fillim të këtij viti.
Me ardhjen e tij në “Sukru Saracoglu”, drejtuesit e Fenerbahçes shpresojnë të rikthejnë ekipin në garë për trofetë e mëdhenj, pas një periudhe të paqëndrueshme nën drejtimin e Mourinhos.

