Denver Nuggets mundin Houston, fitojnë edhe Detroit dhe Toronto

Denver Nuggets mundin Houston, fitojnë edhe Detroit dhe Toronto

Denver Nuggets triumfuan në një nga sfidat më të rëndësishme të Konferencës së Perëndimit, duke mundur Houston Rockets pas kohës shtesë me rezultatin 128-125 OT.

Serb Nikola Jokiç shënoi një triple-double të jashtëzakonshëm: 39 pikë, 15 topa në tabelë dhe 10 asist, duke kaluar në këtë duel Alperen Sengun i Rockets-it, i cili regjistroi gjithashtu një triple-double me 33 pikë, 10 topa në tabelë dhe 10 asist.

Në Konferencën e Lindjes, Detroit Pistons shkaktuan befasi duke mundur Boston Celtics në transfertë, 112-105, duke i shkaktuar Celtics humbjen e dytë radhazi. Cade Cunningham ishte protagonist me 32 pikë, ndërsa nga Celtics vetëm Jaylen Brown arriti të shënonte 34 pikë.

Po ashtu, Miami Heat pësoi humbjen e pestë radhazi, duke u mundur në shtëpi nga Toronto Raptors, 106-96.

Ndër ndeshjet e tjera, Utah Jazz mposhti Dallas Mavericks pas kohës shtesë me 140-133 OT, ndërsa Los Angeles Clippers u mundën në shtëpi nga Memphis Grizzlies, 121-103.

Rezultatet:

Boston Celtics – Detroit Pistons: 105-112

Miami Heat – Toronto Raptors: 96-106

Denver Nuggets – Houston Rockets: 128-125 OT

Utah Jazz – Dallas Mavericks: 140-133 OT

Los Angeles Clippers – Memphis Grizzlies: 103-121

Share This