
Dinamo-Hajduk Split luhet në 14 gusht në “Elbasan Arena”
Pas kualifikimit historik në turin e tretë të Conference League, Dinamo bëhet gati për ndeshjen e radhës, ku përballë do të ketë një rival të vështirë.
Në turin e tretë të UEFA Conference League skuadra dinamovite do të gjejë përballë ekipin e njohur kroat të Hajdukut të Splitit. Një kundërshtar mjaft i vështirë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 gusht në Split, kurse ajo e kthimit një javë më pas në stadiumin “Elbasan Arena”.

