
Differdange-Drita, formacionet zyrtare
Pak minuta na ndajnë nga dueli mes Differdange dhe Dritës, dueli kthyese në fazën e ‘Play-Off-it’ në Ligën e Konferencës.
Kampionia e Kosovës, Drita, sonte do të kërkojë të shkruajë historinë në futbollin evropian.
Drita ka udhëtuar në Luksemburg me epërsi minimale, por të rëndësishme, pas fitores 2:1 në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e sotme nis në orën 20:00 dhe do të përcaktojë nëse Drita për herë të parë do të arrijë në fazën e grupeve të kësaj gare të UEFA-s.



