
Dialogu dhe Ligji për të huajt i Kosovës e çojnë në Beograd Petersenin: Po e vlerësojmë progresin, duhet të mbesim të angazhuar
Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar për takimet që zhvilloi në Serbi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq.
Sorensen tha se me ta “pati takime të mira” dhe se ka folur për çështjet e dialogut, si dhe për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
“Duke çuar përpara diskutimet mbi çështjet kyçe të dialogut dhe duke shqyrtuar progresin në zbatimin e Ligjit për të Huajt. U dakorduam për nevojën që të mbetemi të angazhuar dhe të punojmë së bashku për përfitime konkrete për të gjithë”, shkroi ai, transmeton Express.
Për këtë takim më herët njoftoi edhe Vuçiq, i cili tha se ka folur për “pozitën e serbëve në Kosovë” dhe se ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe


