Dështon mbledhja e KGJK-së

Dështon mbledhja e KGJK-së

Ka dështuar mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), pasi disa anëtarë e kanë lëshuar mbledhjen.

Çështja e vendosjes për dorëheqjen e ish-gjyqtarëve e ish-prokurorëve serb ka shkaktuar polemika ndërmjet anëtarëve. Rrustem Thaqi,  ka kërkuar vazhdimisht respektimin e rendit të ditës dhe mbajtjes e mbledhjes nën një debat të mirëfilltë ndërmjet tyre.

Ahmet Imami ka kërkuar pjesëmarrjen edhe të dy anëtarëve të tjerë, në mënyrë që KGJK të jetë e kompletuar kur merren vendimet.

“Mund të ndodh që dorëheqja të revokohet sa është e freskët, një javë apo një muaj, mirëpo pas katër vitesh është e pa konceptueshme në aspektin kushtetues e ligjor, për shkak se krijon destabilitet dhe cenon parimin e sigurisë juridike”, tha Bashkim Hyseni, raporton rtk.

Share This