
Deri në ora 17:00, pjesëmarrja në zgjedhje 38.35%
Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 17:00 kanë votuar gjithsej 766,663 qytetarë, që përfaqëson 38.35% të trupit votues.
Përditësimi i radhës në orën 17:00 bën të ditur se deri në mbylljen e vendvotimeve kanë mbetur edhe dy orë, raporton rtk.
Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme të theksuara, duke garantuar një mbarëvajtje normale të votimit.

