Deklaratat e Trumpit për trupat aleate në Afganistan-Starmer: Fyese dhe të tmerrshme

Deklaratat e Trumpit për trupat aleate në Afganistan-Starmer: Fyese dhe të tmerrshme

Kryeministri britanik Keir Starmer i quajti “fyese dhe të tmerrshme” deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se trupat e aleatëve të NATO-s në Afganistan “qëndruan prapa dhe larg vijës së frontit”.

Në një intervistë me Fox News, Trump tha se “aleatët “dërguan disa trupa në Afganistan, por qëndruan pak prapa, larg vijës së frontit”.

Gjithashtu, ai përsëriti se NATO nuk do të vinte në ndihmë të SHBA-së nëse do të nevojitej.Këto fjalë shkaktuan zemërim të madh në Britani dhe Evropë. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, NATO aktivizoi për herë të parë nenin 5 (mbrojtja kolektive) dhe shumë vende evropiane u bashkuan me SHBA-në në Afganistan.

Mbi 150 000 ushtarë britanikë shërbyen atje nga 2001 deri në 2021 – Mbretëria e Bashkuar ishte kontribuesi i dytë më i madh pas SHBA-së (që humbi mbi 2 400 ushtarë).

Starmer tha nga ana e tij se po “filloj duke nderuar 457 ushtarët tanë që humbën jetën. Ka edhe shumë të plagosur rëndë. Komentet e Presidentit Trump i konsideroj fyese dhe të papranueshme. Ato kanë shkaktuar dhimbje te familjet e të rënëve dhe të plagosurve. Po të kisha folur unë kështu, do të kërkoja menjëherë falje”. /rtsh/

Share This