Trump: Hormuzi është nën kontrollin e SHBA-së

Trump: Hormuzi është nën kontrollin e SHBA-së

Forcat amerikane kanë ndërhyrë dhe kanë hipur në një anije që transportonte naftë nga Irani në Oqeanin Indian, sipas deklaratave të ushtrisë amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se çdo anije që vendos mina në atë zonë mund të “shënjestrohet dhe shkatërrohet”.

Në një intervistë për BBC-në, ai është shprehur se “çfarëdo që të bëj, duket se po funksionon shumë mirë”, kur u pyet për qëndrimin e tij ndaj Iranit.

Nga ana tjetër, ministri izraelit i Mbrojtjes ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë luftimet me Iranin nëse SHBA jep miratimin, duke paralajmëruar pasoja të rënda për Teheranin.

Ndërkohë, një përfaqësues i parlamentit iranian ka deklaruar se Irani ka filluar të mbledhë tarifa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, pa dhënë detaje për shumën apo subjektet e përfshira. BBC nuk e ka verifikuar këtë pretendim. Më herët, Trump ka paralajmëruar masa kundër çdo anijeje që paguan këto tarifa.

Po ashtu, raportohet se Irani ka sulmuar tre anije mallrash gjatë kalimit në ngushticë dhe pretendon se ka sekuestruar dy prej tyre.

Share This