
Dardanët vazhdojnë përgatitjet me intensitet maksimal
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.
Dardanët këtë të diel luajnë në udhëtim te Çekia, derisa më 7 qershor në ‘Fadil Vokrri’ i bëjnë ‘konak’ Andorrës.
“Seanca stërvitore u karakterizua me ritëm të lartë dhe përkushtim të madh nga futbollistët, derisa përzgjedhësi Franco Foda punoi kryesisht në aspektin taktik dhe organizimin e lojës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sipas këtij njoftimi, për shkak të një lëndimi në nyje, Andi Hoti e ndërpreu stërvitjen para kohe. Futbollisti do t’u nënshtrohet ekzaminimeve nga stafi mjekësor i Kombëtares për të përcaktuar shkallën e lëndimit.


