
Çmimet marramendëse në ‘Camp Nou’
Politikat financiare të FC Barcelona-s kanë kthyer ndjekjen e ndeshjeve në një sfidë të vërtetë për tifozët blaugranë.
Çmimet e larta të biletave në “Camp Nou” po shkaktojnë pakënaqësi, pasi për një vend në kategorinë “Gol stands” tifozët duhet të paguajnë rreth 420 euro, ndërsa në tribunat kryesore çmimi ngjitet deri në 1000 euro për ndeshje.
Me këto tarifa, Barcelona renditet ndër klubet më të shtrenjta në Evropë për ata që duan ta shohin ekipin nga afër.
Nuk mbeten pas as kostot për anëtarësinë vjetore të klubit. Për të rriturit, anëtarësimi kushton 225 euro, ndërsa për të miturit shuma bie në 112 euro. Futbollistët e akademisë, ndonëse pjesë e strukturës sportive të klubit, paguajnë 53 euro për statusin e tyre.
Në krahasim me klubet e tjera të La Liga-s, çmimet e Barcelonës nuk janë më të lartat, pasi Real Madridi ofron biletat premium deri në 3000 euro për një ndeshje, ndërsa Atletico Madrid shitet biletat e saj më të shtrenjta për 1650 euro.
Edhe krahasimi me Premier League nxjerr në pah diferenca të mëdha. Skuadra si Arsenal, Chelsea, Tottenham apo Liverpool, pavarësisht reputacionit dhe fuqisë ekonomike, ofrojnë abonime vjetore që variojnë zakonisht nga 700 deri në 800 euro – dukshëm më të ulëta se shifrat spanjolle.
Ndërkohë, Bundesliga konsiderohet kampionati më i aksesueshëm për tifozët. Borussia Dortmund, një prej klubeve më të ndjekur në Evropë, ofron abonime që fillojnë nga 260 euro, duke mbajtur gjallë filozofinë gjermane të çmimeve të arsyeshme në sport.
Tendenca e rritjes së çmimeve në La Liga, në veçanti tek Barcelona, po hap debat mbi qasjen e tifozëve në stadiume dhe përballueshmërinë e futbollit elitar.


