Çitaku i reagon Liza Gashit: Po, para sot më shumë kanë vetëm: mafia energjetike, Martini, Nagipi & co. Populli jo

Çitaku i reagon Liza Gashit: Po, para sot më shumë kanë vetëm: mafia energjetike, Martini, Nagipi & co. Populli jo

Debat për gjendjen ekonomike në Kosovë: Liza Gashi thotë se qytetarët kanë më shumë para, Vlora Çitaku kundërshton

Zëvendësministrja në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, deklaroi mbrëmë në emisionin Pressing të T7 se qytetarët e Kosovës nuk kanë pasur kurrë më shumë para se sot.

“Ju po merrni disa produkte të cilat juve po ju konvenojnë për narracionin që po doni me e shtru. Por fakt është që qytetari i Kosovës kurrë ma shumë pare s’ka pasë. Sot, qytetari i Kosovës ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve. Është shumë fakt kjo”, tha Gashi.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime nga partitë opozitare. Vlora Çitaku, nga PDK-ja, e ka kundërshtuar këtë pohim duke ironizuar dhe përmendur figura të lidhura me sektorin energjetik:

“Kosovarët, tha, kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot. Ndoshta e ka pasur fjalën për Martinin e Nagipin. Se për pensionistët, që çdo muaj duhet të zgjedhin mes barnave dhe ushqimit, nuk foli. As për mësimdhënësit, që mezi e përmbyllin muajin. As për mjekët, që sot s’kanë as tretës për pacientët e tyre. As për policët, të cilëve po u ndalen edhe shujtat. As për ndërmarrësit e rinj, që luftojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Po, para sot më shumë kanë vetëm: mafia energjetike, Martini, Nagipi & co. Populli jo. Kosova jo. Dhe këtë e dinë të gjithë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Reagimi i Çitakut nxjerr në pah problemet financiare të pensionistëve, mësimdhënësve, mjekëve dhe punonjësve të sektorit privat, duke sfiduar pohimin e zëvendësministrës Gashi.

Debati reflekton tensionet politike dhe perceptimet e ndryshme për gjendjen ekonomike në Kosovë, ndërkohë që qytetarët përballen me çmime të larta dhe sfida të vazhdueshme financiare.

Share This