
Blero e nis me sukses karrierën si menaxher futbolli – transferon talentin e madh nga Prishtina në Kroaci
Këngëtari i njohur i estradës së Kosovës, Blero Muharremi, ka hyrë fuqishëm në botën e menaxhimit të futbollit dhe që në hapat e parë ka realizuar një marrëveshje të rëndësishme. Ai ka bërë të mundur transferimin e talentit premtues Enis Berisha nga FC Prishtina në klubin kroat Slaven Belupo
Ky transferim shënon një hap të madh në karrierën e Berishës, i cili prej kohësh shihej si një nga lojtarët më të talentuar të gjeneratës së tij në Kosovë. Me kalimin në Kroaci, mesfushori i ri do të ketë mundësinë të zhvillohet më tej në një kampionat më konkurrues dhe të tërheqë vëmendjen e klubeve evropiane.
Blero, i cili ka vendosur të investojë energjinë dhe përvojën e tij në menaxhimin sportiv, e ka bërë të ditur lajmin në Instagramin e tij.
” Urime Enis Berisha! Të presin suksese të mëdha dhe një karrierë e artë në futboll. Shkëlqe gjithmonë!”, ka shkruar ai në foton e postuar në Instagram.

