Beteja e Kosharës, Haradinaj: Sakrifica e tyre, themel i lirisë së Kosovës

Beteja e Kosharës, Haradinaj: Sakrifica e tyre, themel i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në manifestimin qendror dëshmorët e Betejës së Koshares të vitit 1999, duke vlerësuar lart sakrificën dhe kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës.

Haradinaj theksoi rëndësinë historike të kësaj beteje, duke e cilësuar atë si një nga momentet vendimtare të luftës çlirimtare dhe si dëshmi të vendosmërisë së luftëtarëve për të mbrojtur dhe çliruar vendin.

“Është nder të qëndrojmë para familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që dhanë jetën në këto troje, në kufirin që padrejtësisht na është imponuar për një kohë të gjatë dhe që u bë themel i lirisë sonë.”

Në fjalën e tij, ai u shpreh se luftëtarët e Koshares dhe dëshmorët që ranë aty përfaqësojnë një nga faqet më të ndritura të historisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën e tyre si themel të lirisë dhe shtetësisë së vendit.

Ai po ashtu vuri në dukje se kujtimi për dëshmorët duhet të mbetet i përhershëm dhe se brezat e rinj duhet të ndërgjegjësohen për kontributin dhe sakrificën e tyre në arritjen e lirisë që gëzon sot Kosova.

Share This