Berisha njofton protestën e opozitës: Më 24 shkurt ju pres në Tiranë të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha njofton protestën e opozitës: Më 24 shkurt ju pres në Tiranë të shpëtojmë Shqipërinë

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se opozita shqiptare nuk do të ndalet në aksionin e saj për rrëzimin e qeverisë. Në këtë kuadër, ai u bëri thirrje qytetarëve që më datë 10 shkurt ora 17:00 t’i bashkohen protestës së opozitës. Berisha theksoi se vetëm revolta do ishte përgjigja e sovranit ndaj qeverisë “Rama” që sikurse thotë ai “s’ka ligj, Kushtetuta a moral”.

“Sot më shumë se kurrë, është fjala juaj, guximi juaj, revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë, ndaj vjedhjes, narkoshtetit, varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie që duhet të shpëtojë dhe do shpëtojë Shqipërinë.

Ka qenë dhe është bindja ime se është vetëm sovrani, gjuha, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këtë grusht hajdutësh të largohen një minutë e më parë nga pushteti e të hapin rrugën për qeveri teknike e zgjedhje të ndershme. Në Tiranë, e kudo në botë, 24 maji është i gjallë çdo ditë. Qytetarët shqiptarë, shqiptarët në diasporë e kudo presin protestën, revoltën.

Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, të bashkohen në datën 10 shkurt në ora 17:00 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale.

Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që s’ka ligj, Kushtetuta a moral”, deklaroi Berisha në një dalje për media. /rtsh/

Share This