
Moti sot me vranësira të shpërndara dhe me diell
Mbi vendin tonë të martën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë era nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1-5 m/s.
Gjatë kësaj jave, territori i Kosovës do të karakterizohet nga kushte atmosferike të ndryshueshme, si pasojë e alternimit të masave ajrore dhe ndryshimeve në regjimin e qarkullimit atmosferik.
Moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të here pas hershme me diell dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore dhe në lartësitë më të mëdha mbidetare ekzistojnë kushte për reshje tdhe bore.

