Behrami: Mjafton një fletvotim me numër të çrregullt që Mitrovica të shkojë në rivotim

Behrami: Mjafton një fletvotim me numër të çrregullt që Mitrovica të shkojë në rivotim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, duke ngritur dyshime për parregullsi në fletvotime.

Në një postim në Facebook, Behrami ka deklaruar se “mjafton vetëm një fletvotim me numër serik të çrregullt” që qyteti të shkojë në rivotim, duke theksuar se një fletvotim i tillë mund të komprometojë integritetin e qindra apo mijëra të tjerave.

“Mjafton vetëm një fletvotim me numër serik të çrregullt që Mitrovica të shkojë në rivotim. Një fletvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera”, ka shkruar Behrami.

Sipas tij, në çdo shkollë janë gjetur fletvotime me numra serikë të parregullt, ndërsa ka theksuar se mbi 86 për qind e këtyre fletvotimeve i takojnë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.

Ky reagim i Behramit vjen në kohën kur institucionet kompetente po zhvillojnë hetime lidhur me raportimet për parregullsi në procesin zgjedhor në Mitrovicë.

Share This