Begaj: Shqipëria mbështet institucionet demokratike të Kosovës

Begaj: Shqipëria mbështet institucionet demokratike të Kosovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kuvendin e Kosovës për konstituimin e Legjislaturës së X-të, duke shprehur mbështetjen e Shqipërisë për institucionet demokratike të vendit.

Begaj poashtu ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryetare e Kuvendit.

“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj.Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, thuhet në postimin e presidentin shqiptar.

Share This