
Bedri Hamza: Zgjedhjet e 28 dhjetorit vendimtare për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku thekson rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit për drejtimin e vendit.
“Në këtë datë, ne, qytetarët e këtij vendi, jemi përballë një vendimi të qartë: ta vazhdojmë rrugën mbrapa, me kaos, pasiguri dhe ndarje; apo ta ndryshojmë kahjen dhe të ecim përpara, me stabilitet, zhvillim dhe shpresë,” shprehet Hamza në video.
Ai nënvizon se zgjedhja e tij është e qartë dhe e lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e vendit:
“Unë zgjedh të ecim përpara. Për familjet tona. Për fëmijët tanë. Për Kosovën.”
Në përmbyllje të mesazhit, kandidati për Kryeministër fton qytetarët që të bashkohen rreth vizionit të tij politik:
“Të gjithë bashkë. Përpara!”
Videoja është pjesë e komunikimit zgjedhor të PDK-së në prag të zgjedhjeve, duke synuar të paraqesë një alternativë të bazuar në stabilitet, zhvillim dhe shpresë për të ardhmen e Kosovës.


