BE premton afrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor – Kos: Shqipëria ka bërë zgjedhje të ndershme

BE premton afrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor – Kos: Shqipëria ka bërë zgjedhje të ndershme

Komisionerja e Bashkimit Evropian, Kos, deklaroi se gjatë takimit është diskutuar mbi mënyrat për të përshpejtuar zbatimin e reformave dhe rritjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin që ato të kthehen në histori suksesi për qytetarët e rajonit.

Sot kemi pasur diskutime të hapura mbi mënyrat e ndryshme për të përshpejtuar zbatimin e rritjes, si dhe për ta bërë planin një histori suksesi që sjell rezultate për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Folëm edhe për zgjerimin e nocionit të integrimit, por mbi të gjitha për t’ju afruar ju sa më shpejt Bashkimit Evropian në sa më shumë fusha. Duam që kjo të bëhet realitet në vendet tuaja”, u shpreh Kos, duke nënvizuar se fokusi mbetet përshpejtimi i punës në fazën e dytë të procesit.

Gjatë konferencës për shtyp e pyetur nga gazetarët, ajo komentoi edhe mbi vlerësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Po, zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë të marrim sugjerime për përmirësime, si për Shqipërinë, ashtu edhe për BE-në”, theksoi ajo. /rtsh/

Share This