Kolona në kufi, Dheu i Bardhë dhe Muçibaba më të ngarkuarat

Kolona në kufi, Dheu i Bardhë dhe Muçibaba më të ngarkuarat

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, sipas përditësimit të orës 17:15.

Në shumicën e pikave kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa pritje të gjata. Megjithatë, në disa pika janë raportuar kolona dhe kohë më të zgjatura të pritjes.

Pritjet më të gjata për automjetet janë regjistruar në Dheu i Bardhë, ku në dalje nga Kosova koha e pritjes është 30–40 minuta, ndërsa kolona arrin rreth 200 metra.

Në Muçibabë, pritja në dalje është 20–30 minuta, me kolonë rreth 250 metra, ndërsa në Merdarë pritjet në dalje llogariten nga 10 deri në 15 minuta.

Në Kullë, pritja në hyrje dhe dalje është rreth 5–10 minuta, me kolonë prej afërsisht 40 metrash në dalje. Në Stançiq raportohet kolonë prej rreth 50 metrash në dalje, ndërsa pritja është 5–10 minuta.

Në Vërmicë, pritja në hyrje është 5–10 minuta dhe raportohet kolonë prej rreth 40 metrash në hyrje.

Në pikat e tjera, qarkullimi është kryesisht i lirë, me pritje nga disa minuta dhe pa kolona të konsiderueshme.

Sa i përket kamionëve, të dhënat e publikuara tregojnë pritje përgjithësisht të shkurtra, kryesisht nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.

Share This