BE dhe Mercosur nënshkruajnë marrëveshjen historike të tregtisë së lirë

BE dhe Mercosur nënshkruajnë marrëveshjen historike të tregtisë së lirë

Bashkimi Evropian dhe blloku Mercosur i vendeve të Amerikës së Jugut nënshkruan zyrtarisht të shtunën marrëveshjen e shumëpritur të tregtisë së lirë, pas më shumë se 25 vitesh negociatash. Ceremonia u zhvillua në kryeqytetin paraguaian, Asuncion, duke u cilësuar si një fitore e madhe gjeopolitike për BE-në në një kohë kur tarifat amerikane dhe rritja e eksporteve kineze po ndryshojnë ekuilibrat globalë.

Marrëveshja u vulos në Banco Central del Paraguay, i njëjti vend ku u nënshkrua Traktati i Asuncionit në vitin 1991, duke vendosur krijimin e bllokut Mercosur midis Argjentinës, Brazilit, Paraguait dhe Uruguait. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, gjithashtu mori pjesë në ceremoni.

Nga ana e Mercosur, presidenti i Paraguait Santiago Peña, Rodrigo Paz i Bolivisë, Javier Milei i Argjentinës dhe Yamandú Orsi i Uruguait morën pjesë në nënshkrim, si dhe presidenti i Panamasë José Raúl Mulino, një anëtar i lidhur i Mercosur.

Mesazhi i BE-së për bashkëpunim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti marrëveshjen një fitore strategjike. “Ne zgjedhim tregtinë e drejtë mbi tarifat. Ne zgjedhim bashkëpunimin produktiv afatgjatë mbi izolimin,” tha ajo, duke theksuar se marrëveshja forcon tregtinë e bazuar në rregulla në një kohë fragmentimi gjeopolitik.

Marrëveshja më e madhe që Brukseli ka arritur ndonjëherë – që mbulon 700,000 milionë qytetarë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mori dritën jeshile më 9 janar për të nënshkruar marrëveshjen, e cila u hartua për më shumë se 25 vjet. Shumica e vendeve të BE-së e mbështetën marrëveshjen – pavarësisht kundërshtimit nga Franca dhe Polonia.

“Ne zgjedhim tregtinë e drejtë mbi tarifat, ne zgjedhim një partneritet produktiv dhe afatgjatë mbi izolimin dhe mbi të gjitha, ne synojmë t’u ofrojmë përfitime reale dhe të prekshme popujve dhe kompanive tona”, tha ajo në ceremoninë e nënshkrimit.

Von der Leyen theksoi rëndësinë gjeopolitike të marrëveshjes. “Kur dy rajone si i yni flasin me një zë për çështjet globale, bota do të dëgjojë.”

Debatet brenda BE-së

Nënshkrimi i marrëveshjes erdhi pas një beteje të ashpër politike brenda BE-së. Vetëm javën e kaluar, shtetet anëtare arritën të japin mbështetjen me shumicë të kualifikuar, pas një sërë lëshimesh të minutës së fundit. Franca, Polonia, Austria, Irlanda dhe Hungaria e kundërshtuan, ndërsa Belgjika abstenoi. Italia e mbështeti marrëveshjen pasi siguroi masa mbrojtëse për fermerët e saj.

Çfarë parashikon marrëveshja

Nëse ratifikohet plotësisht, marrëveshja do të krijojë një zonë të tregtisë së lirë që mbulon mbi 700 milionë njerëz në Evropë dhe Amerikën Latine.

Mbi 90% e tarifave mbi eksportet e BE-së do të eliminohen gradualisht.

Vendet e Mercosur do të kenë akses më të madh në tregun e BE-së për produktet bujqësore, sipas kuotave të rrepta për sektorët e ndjeshëm si mishi i viçit dhe shpendët.

Mbështetje për fermerët

Për të fituar mbështetjen e vendeve skeptike, Komisioni Evropian u zotua të ndajë 45 miliardë euro mbështetje shtesë për fermerët e BE-së, duke lehtësuar shqetësimet për konkurrencën e lirë nga importet.

Dimensioni gjeopolitik

Zyrtarët e BE-së e shohin marrëveshjen si një mënyrë për të rivendosur ndikimin e tyre në Amerikën Latine, në një kohë kur rajoni po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga SHBA dhe Kina. Marrëveshja dërgon mesazhin se Amerika e Jugut ruan marrëdhëniet tregtare dhe diplomatike, pavarësisht tensioneve globale. /rtsh/

Share This