BDI: VLEN-i dhe Izet Mexhiti në panik nga humbja e pashmangshme në tetor

BDI: VLEN-i dhe Izet Mexhiti në panik nga humbja e pashmangshme në tetor

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe liderit të tij, Izet Mexhiti, duke i akuzuar se janë në panik për shkak të largimeve të vazhdueshme nga strukturat e tyre dhe humbjes së pashmangshme në zgjedhjet lokale të tetorit.

“VLEN-i dhe Izet Mexhiti janë në panik për shkak të humbjes së pashmangshme, pas largimeve të përditshme në të gjitha komunat. Kjo është pasojë e mashtrimeve ndaj shqiptarëve, përfitimeve personale dhe braktisjes së pozicioneve kombëtare,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti paralajmëron se tetori do të sjellë “dënimin e këtyre politikave nga qytetarët” dhe akuzon VLEN-in se po tenton të përçajë trupin politik shqiptar.

“Ky koalicion është një eksperiment i dështuar, i mbështetur nga propaganda pro-serbe e mikut të tyre Stoillkoviq. Revizionizmi i të drejtave të shqiptarëve nuk do të kalojë. Referendumi i tetorit do ua tregojë vendin,” thekson BDI.

Sipas saj, “Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim” po zgjerohet çdo ditë dhe ka rritje në sondazhe, ndërsa BDI premton të mbrojë fuqishëm të drejtat e shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera.

Share This