
BBC: Autoritetet u kërkojnë familjeve të viktimave para për t’u dorëzuar trupat
Autoritetet irane po kërkojnë shuma të mëdha parash nga të afërmit e viktimave të shtypjes së dhunshme të protestave në Iran për të transportuar trupat e tyre për funerale, raporton BBC, duke cituar disa burime, shkruan adnkronos.it.
Trupat po mbahen në morgje dhe spitale, dhe forcat e sigurisë autorizojnë transferimin vetëm pasi të jetë paguar shuma e kërkuar.
Të paktën 2,435 persona janë vrarë në më shumë se dy javë protestash në të gjithë vendin.
Një familjeje në Rasht, në veri të Iranit, i janë kërkuar 700 milionë tomanë (pesë mijë dollarë) për kthimin e trupit të të dashurit të tyre, i cili po mbahet në morgun e spitalit Poursina me të paktën 70 viktima të tjera. /atsh/


