Atletico fiton derbin madrilen, thyen Realin

Atletico fiton derbin madrilen, thyen Realin

Seria e fitoreve të Real Madridi në këtë sezon ka marrë fund.

Pas shtatë triumfeve rresht në të gjitha garat, skuadra e Xabi Alonsos është mposhtur thellë 5-2 nga Atletico Madrid në “Estadio Metropolitano”.

Ndeshja nisi furishëm për vendasit, që kaluan në epërsi në minutën e 14-të me golin e Robin Le Normand. Real reagoi shpejt dhe arriti përmbysjen me dy gola, fillimisht nga Kylian Mbappe, e më pas nga Arda Guler. Mirëpo, në shtesën e pjesës së parë, Alexander Sorloth barazoi shifrat në 2-2.

Pjesa e dytë foli krejtësisht për skuadrën e Diego Simeones. Julian Alvarez u bë protagonist duke shënuar dy herë, fillimisht nga penalltia e më pas nga goditja e lirë, për t’i dhënë Atleticos epërsinë 4-2. Në minutat e fundit, Antoine Griezmann vulosi fitoren e madhe me golin e pestë.

Me këtë fitore, Atletico Madrid merr frymëmarrje pas një nisjeje të vështirë të sezonit, ndërsa Real Madrid mbetet në krye të tabelës, por rrezikon të humbasë vendin e parë nëse Barcelona fiton ndeshjen e saj.

Share This