Arteta para përballjes me Olympiacos: Saliba ka qenë fenomenal

Arteta para përballjes me Olympiacos: Saliba ka qenë fenomenal

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para mediave në prag të ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve kundër Olympiacos.

Ai është shprehur i lumtur për vendimin e mbrojtësit William Saliba që të vazhdojë afatgjatë me klubin.

“Ka qenë fenomenal dhe jemi shumë të lumtur që ka vendosur të lidhet për një kohë të gjatë me ne. Ai është pjesë thelbësore e projektit tonë”, tha Arteta.

Të dyja skuadrat shënuan fitore dramatike në minutën e 96-të fundjavën e kaluar, me Arsenalin që kaloi Newcastle United dhe Olympiacos që siguroi triumfin ndaj Levadiakos.

Arsenali ka fituar 13 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve/ligës në Evropë në shtëpi, përfshirë 10 radhazi pa pësuar gol. “Topçinjtë” hyjnë në këtë sfidë me plot besim, në një përballje që pritet të jetë e zjarrtë që nga fillimi.

Share This