Abdixhiku nga Dega 4: Mbështetje e fuqishme për Përparim Ramën në Prishtinë

Abdixhiku nga Dega 4: Mbështetje e fuqishme për Përparim Ramën në Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një mesazh nga tubimi i mbrëmshëm me Degën 4 të LDK-së në Prishtinë, duke theksuar mbështetjen e fuqishme për kandidatin për kryetar të kryeqytetit, Përparim Ramën.

“Prishtina sonte, Dega 4, ishte krejt e qartë. E qartë për fitoren tonë. E qartë për Përparim Ramën. E qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës,” shkroi Abdixhiku në mesazhin e tij.

Ai shtoi se kryeqyteti ka qenë gjithmonë vendi ku lindin ëndrrat dhe ndryshimet e mëdha, duke theksuar se më 12 tetor, qytetarët e Prishtinës dhe LDK “bëhen një”.

“Këtë lidhje tonë s’ka forcë që e ndalë tashmë! Ju faleminderit për një mbështetje të paharrueshme. Ju faleminderit që po i jepni shtytje vizionit dhe rrugës tonë. Ju faleminderit për këtë bashkëudhëtim për qytetin që të gjithë e dojmë! Prishtina duhet; s’lakmohet!” përfundoi Abdixhiku.

Takimi në Degën 4 shihet si pjesë e mobilizimit elektoral të LDK-së në kryeqytet, ku Përparim Rama synon një mandat të ri në krye të Prishtinës.

Share This