
Arsenali kryeson garën për Nico Williams, Liverpool futet në lojë
Arsenali vazhdon të mbetet favoriti kryesor për transferimin e Nico Williams, megjithëse konkurrenca për yllin e Athletic Bilbaos është shtuar ndjeshëm.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, edhe Liverpooli ka hyrë tashmë në garë për reprezentuesin spanjoll, duke monitoruar nga afër situatën e tij dhe duke shqyrtuar mundësinë e një transferimi gjatë këtij afati kalimtar.
Williams ka një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh, çka e bën marrëveshjen të kushtueshme, por jo të pamundur për klubet e mëdha të Premier League.
Ndërkohë, drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, po vazhdon përpjekjet për të finalizuar operacionin. “Topçinjtë” kanë intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, pasi dështuan të transferonin Morgan Rogers, i cili zgjodhi t’i bashkohej Chelseat.

