Arsenali deklason Nottingham-in, ngjitet në krye të Premier League

Arsenali deklason Nottingham-in, ngjitet në krye të Premier League

Skuadra e Arsenalit ka treguar forcën e saj në ndeshjen e javës së katërt të Premier League, duke mundur Nottingham Forest me rezultat të pastër 3-0 të shtunën.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Zubimendi, që hapi rezultatin në minutën e 32-të dhe shënoi golin e tij të dytë në minutën e 79-të, ndërsa Gyokeres dyfishoi avantazhin e Arsenalit në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në krye të tabelës me nëntë pikë, po aq sa edhe Liverpooli, i cili ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, Nottingham Forest mbetet në vendin e 11-të me katër pikë.

Trajneri Mikel Arteta dhe ekipi i tij treguan dominim të plotë gjatë gjithë ndeshjes, duke dërguar një mesazh të qartë për rivalët në Premier League.

Share This