
3 vite më parë Messi fitoi Kupën e Botës si kapiten i Argjentinës
3 vjet më parë më 18 dhjetor të vitit 2022, Messi e përmbushi ëndrrën e tij për t’u bërë Kampion Bote si kapiten i Argjentinës!
Ai e udhëhoqi ekipin kombëtar argjentinas në finalen kundër Francës, e fituar pas goditjes së penalltive 4-2 (koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3 me një Mbappé të pamëshirshëm, 3 gola në finale dhe 8 në total në turne).
“Pleshti” shënoi dy gola në finale (7 në total në të gjithë Kupën e Botës) si dhe penalltinë vendimtare dhe ngriti trofeun në mes të shkretëtirës së Katarit.

