
Arrestohen tre persona në Mitrovicë, Prokuroria: Gjatë kontrollit në veturë iu gjetën 26 kg marihuanë
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona për shkak se gjatë kontrollit të një veture u janë gjetur 26 kg marihuanë.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda njofton opinionin publik se mëngjesin e sotëm datë 1 qershor 2026, janë arrestuar tre (3) persona, për shkak që gjatë të kontrollit në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar rreth njëzetë e gjashtë (26) kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë”, njoftoi Prokuroria.
Tre personat janë ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë, njoftoi Prokurororia, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.
Subastanca narkotike është sekuestruar, thuhet në njoftim, transmeton GE.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të ndaluarit do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.

