Antony i thotë ‘JO’ ofertës nga Arabia Saudite, pëlqen rikthimin te klubi i njohur spanjoll

Antony i thotë ‘JO’ ofertës nga Arabia Saudite, pëlqen rikthimin te klubi i njohur spanjoll

Anësori i Manchester United, Antony, ka refuzuar  transferimin në Arabinë Saudite, pavarësisht ofertës së bërë këtë javë nga Al-Nassr, raportojnë mediat britanike, transmeton Rekordi.net.

Braziliani, i cili nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ruben Amorim për sezonin e ri, ka refuzuar më herët këtë muaj edhe oferta nga Botafogo dhe klubi i tij i fëmijërisë, Sao Paulo.

Pavarësisht përpjekjeve të United për ta larguar, lojtari po reziston largimit jashtë Evropës.

Antony kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Real Betis, ku shkëlqeu me 9 gola, duke rritur interesin për shërbimet e tij.

Sipas “The Express”, ai e ka prioritet rikthimin në qytetin e Sevilles, dhe nuk është i interesuar për asnjë ofertë jashtë Evropës, përfshirë atë të Al-Nassr.

United vazhdon të kërkojë një zgjidhje për të ardhmen e sulmuesit, i cili mbetet jashtë planeve të klubit për edicionin 2025/26. /Rekordi.net

Share This