Amerikani De’Quon Lake përforcon Bashkimin  

Amerikani De’Quon Lake përforcon Bashkimin  

KB Bashkimi ka siguruar një përforcim të rëndësishëm për sezonin 2025/26, duke nënshkruar me qendrën amerikane De’Quon Lake.

Basketbollisti 208 centimetra i gjatë pritet të sjellë përvojë të vlefshme ndërkombëtare dhe një prani dominuese në zonën e trapezit për skuadrën prizrenase.

“Me shumë kënaqësi prezantojmë qendrën De’Quon Lake (208 cm) si përforcimin më të ri për sezonin 2025/26. Lake ka përvojë të pasur ndërkombëtare. Karrierën e nisi në Hungari me Falco Szombathely, ku fitoi Kupën dhe Kampionatin, duke u aktivizuar edhe në Basketball Champions League”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.

Lake ka bërë karrierë edhe te klubet si Tsmoki-Minsk (Bjellorusi), Oklahoma City Blue (G-League), Humacao (Puerto Riko), Czarni Slupsk dhe SZTE Szeged (Poloni e Hungari), ndërsa sezonin e kaluar (2024/25) ishte pjesë e Atomeromu Paks. Me këtë të fundit, ai regjistroi mesatarisht 9.2 pikë, 7.1 kërcime dhe 69.1% saktësi në gjuajtje për ndeshje.

“Fuqia fizike, eksperienca dhe prezenca e tij e fortë në mbrojtje do të jenë armë të vlefshme për sfidat që na presin,” theksohet në njoftimin e KB Bashkimit.

Ky përforcim konfirmon ambiciet e Bashkimit për një sezon të suksesshëm në elitën e basketbollit kosovar.

Share This