
Alonso pas humbjes nga Atetico: Ishte një ndeshje e keqe
Real Madridi ka pësuar humbjen e parë të sezonit në La Liga, duke u mposhtur me rezultat 5-2 në udhëtim ndaj Atletico Madridit, në kuadër të javës së shtatë të kampionatit spanjoll.
Që nga fillimi i takimit, Atletico kontrolloi lojën dhe shënoi herët, megjithëse “Los Blancos” arritën përkohësisht ta përmbysnin rezultatin.
Megjithatë, vendasit reaguan fuqishëm dhe realizuan pesë gola, duke e bërë këtë njërën nga humbjet më të thella të Realit në derbit madrilen.
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, pas ndeshjes u shpreh i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij.
“Ishte një ndeshje e keqe, nuk ishim aspak mirë. Pa justifikime, e merituam humbjen. I dhamë kundërshtarit shumë dhurata dhe nuk konkurruam sa duhet”, deklaroi tekniku spanjoll.
Ai shtoi se ekipi duhet të mësojë nga kjo ndeshje dhe të rikthehet shpejt tek rezultatet pozitive.
Pas kësaj humbjeje, Real Madridi mbetet në garë për kreun e tabelës, por tani do të përqendrohet në Ligën e Kampionëve, ku të martën do të udhëtojë në Kazakistan për t’u përballur me Kairat Almatyn.


