
Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026
Shqipëria, me Alis dhe këngën “Nân”, ka kaluar në finalen e edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest.
RTK do të bëjë transmetimin e edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest.
Alis shkëlqen në Vjenë
Magjia e skenës sapo ia la vendin etheve të garës. Të 15 shtetet konkurruese të gjysmëfinales së dytë të Eurovision Song Contest 2026 kanë përmbyllur me sukses performancat e tyre në Wiener Stadthalle. Alis, me këngën “Nân”, dhuroi një interpretim vokalisht të përsosur dhe thellësisht emocional, duke rrëmbyer duartrokitjet e arenës.
Prezantuesit e festivalit kanë shpallur zyrtarisht të hapur televotimin, duke nisur kështu numërimin mbrapsht të atyre që konsiderohen si “15 minutat e arta” për kualifikimin e Shqipërisë në Finalen e Madhe.

