
Albion Rrahmani në dyshim për sfidat e marsit
Sulmuesi Albion Rrahmani mund të mos jetë në dispozicion të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet vendimtare të play-off-it të Botërorit 2026.
Sulmuesi i Sparta Prages po kalon disa probleme shëndetësore që e mbajnë jashtë fushës.
“Albion Rrahmani nuk është me ne dhe nuk do të jetë i gatshëm deri në pushimin për ndeshjet me kombëtaren shkaku i disa probleme shëndetësore”, ka thënë trajneri i Sparta Pragës.
Kosova do të përballet fillimisht me Sllovakia në gjysmëfinale të play-offit, sfidë që do të luhet më 26 mars në Bratsilave.
Nëse Dardanët triumfojnë ndaj sllovakëve, atëherë më 31 mars në finale do të ballafaqohen me ftuesi e ndeshjes Turqi-Rumani, duel që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’.


