Aksident tragjik në Mushnikovë të Prizrenit, vdes një person

Aksident tragjik në Mushnikovë të Prizrenit, vdes një person

Një person ka humbur jetën sot në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, pasi vetura që e kishte ka lëvizur mbrapa duke e rrëzuar nga një mur mbi gjashtë metra i lartë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se ngjarja u raportua rreth orës 12:17.

Sipas informacioneve fillestare, viktima po vendoste një gur për të siguruar automjetin, kur ky i fundit u lëviz papritur dhe e goditi.

““Viktima, pasi kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur për siguri, është goditur nga lëvizja prapa e automjetit dhe është rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë”.

Fillimisht policia konstatoi se ai kishte ende shenja jete, por vdiq gjatë transportit drejt Ambulancës së Reçanit.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e rastit “Hetim i Vdekjes”, raporton Ballkani.info.

Share This