Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dyshohet për një të vdekur

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dyshohet për një të vdekur

Dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.

Share This