
Abdixhiku prezanton 10 zotimet kryesore të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kandidati për kryeministër: Zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë publike 10 zotimet kryesore të partisë së tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi, Abdixhiku ka theksuar se programi i LDK-së bazohet në zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Zotimet e LDK-së janë të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi ndaj secilit qytetar,” ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka theksuar se LDK hyn në këto zgjedhje me program të plotë, ekip të përgatitur dhe vullnet për të sjellë ndryshim.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
“Këto janë 10 zotimet tona kryesore. 🇽🇰
Zotime të qarta, plane konkrete dhe përgjegjësi ndaj secilit qytetar.
LDK ka program. Ka ekip. Ka vullnet.
Le të zgjedhim shpresën; për familjet, për të rinjtë, për të ardhmen.”
Abdixhiku ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesin LDK-në, duke e cilësuar programin e saj si alternativë shprese për familjet, rininë dhe të ardhmen e vendit.


