
Abdixhiku për rikandidimin e Përparim Ramës: Prishtinën e bëri model për secilin qytet, le të fitojmë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka thënë sonte shënuan një rrugëtim të ri për Prishtinën, duke e kandiduar Përparim Ramën edhe për një mandat.
“Një mbrëmje e paharruar në zemër të Gërmisë – me energjinë, entuziazmin dhe dashurinë që vetëm Prishtina di ta japë! Sonte, në një atmosferë të jashtëzakonshme, bashkë me Përparimin – mikun, urbanistin dhe kryetarin tonë të punës – shënuam nisjen e një rrugëtimi të ri për Prishtinën. Shënuam ceremoninë e rikandidimit”, ka shkruar ai.
Sipas tij, katër vite më parë e nisëm si të panjohur, sot kthehemi me vepra, me projekte, me vizion, me zemër të hapur dhe me duar të pastra.
“Gërmia u mbush me qytetarë të çdo moshe, që dëshmuan se ndryshimi nuk është më shpresë – është realitet. Është përparimi që e shohim në projekte të mëdha infrastrukturore që nuk bllokohen dot; në shkolla me mësim tërëditor për fëmijët e Prishtinës – tani model për secilin qytet tjetër dhe në rajon; në planifikim urban me sheshe e shëtitore që i japin shpirt dhe identitet Prishtinës: në transformim të sigurisë dhe shërbimeve. Faleminderit të gjithëve që ishit me ne – për përkrahjen, për besimin, për Prishtinën! Le të fitojmë!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/

