KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, ka nisur vendosjen e shenjave të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës, veçanërisht në zonat malore dhe pyjore.

Sipas një njoftimi zyrtar, këto shenja kanë për qëllim të identifikojnë qartë zonën e operacioneve të KFOR-it, duke ndihmuar në parandalimin e kalimeve të paqëllimshme në territoret e ndjeshme dhe duke rritur sigurinë në vijat kufitare.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tilla për promovimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare,” thuhet në njoftim.

Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, veçanërisht në zonat me tensione të shtuara ose potencial për incidente ndërkufitare. Vendosja e sinjalizimeve vjen në një kohë kur dinamika e sigurisë në veriun e Kosovës mbetet e ndjeshme.

Share This